Telegrafi

Tuna dhe Besnik Qaka së shpejti me këngë të re

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja e njohur, Altuna Sejdiu – Tuna dhe artisti Besnik Qaka, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

Dyshja e famshme e estradës shqiptare lajmin e kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.

Tuna së fundmi ka ndarë disa fotografi nga xhirimet e klipit, përmes të cilave pyet ndjekësit për datën se kur do të publikohet ky duet.

“Hey Besnik Qaka. Së shpejti. Qëllojani datën”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Besniku nga NRG Band në anën tjetër ka shpërndarë një insert të shkurtër të kësaj kënge.

Fansat kanë reaguar menjëherë, të cilët mezi po presin për këtë prurje të të dy artistëve.

Ndërkaq, pritet të shohim në vijim se çfarë do të sjellin Tuna dhe Besniku. /Telegrafi/