Këngëtarja shqiptare, Tuna, është mjaft e pëlqyer nga publiku dhe në rrjetet sociale numëron një numër të madh të fansave.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi me babanë e saj në llogarinë personale, InstaStory dhe ka bërë një dedikim të rrallë për të. “Kampioni dhe shembulli im qysh nga fillimi i karrierës”, janë fjalët e Altunës.
Edhe pse familjen e saj e mban sa më larg syrit mediatik, Tuna duket se ka raporte mjaft të mira me të atin.
Ky imazh i dyshes është realizuar para disa ditëve në ditëlindjen e dytë të djalit të saj, Tianit, në një festë përrallore të organizuar për të.
Përndryshe, këngëtarja shkupjane këtë vit ka qenë mjaft e përfolur në media për shkak të rikthimit të saj në muzikë me albumin “Fortuna”. /Telegrafi/