Site icon Telegrafi

Tuna bën kujdes maksimal në ushqim pas lindjes, dëshiron t’i rikthejë linjat e mëparshme (Foto)

Këngëtarja Altuna Sejdi – Tuna në maj të këtij viti është bërë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë një dal, të cilin ajo dhe bashkëshorti i saj e pagëzuan me emrin Tian.

Lexo po ashtu Mëngjeset e Tunës nisin plot përkujdesje nga shërbyesja e saj (Foto)

Gjatë gjithë këtyre muajve, Tuna ka qenë e tërhequr nga muzika, dhe shkas për këtë ka qenë përkushtimi ndaj rritjes së djalit.

Gjithë këtë kohë, ajo ka qenë e kujdesshme edhe në përzgjedhjen e ushqimit, kjo pasi dëshiron të rikthejë format e dikurshme trupore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Dhe për ta bërë këtë gjë, Tuna po kujdeset që vazhdimisht të ushqehet shëndetshëm.

Nga fotografitë që publikon në rrjetet sociale, këngëtarja tregon se kosi me fruta është zgjedhja e saj e duhur për të mbuluar një nga vaktet e ditës. /Telegrafi/

Exit mobile version