Këngëtarja Tuna Sejdi ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për publikun.
Arsyeja e kësaj pauze ka qenë angazhimi i saj si nënë, kjo pasi vitin e kaluar këngëtarja u bë nënë për herë të parë e një djali, të cilin e pagëzoi me emrin Tian.
Megjithatë, është bërë e ditur se shumë shpejt Tuna do t’i rikthehet muzikës me një këngë të re, e cila është duke u punuar nga Darko Dimitrov.
E njëjta është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi të reja, ku shfaqet me një ndryshim të ri në pamjen e saj.
Tuna ka vendosur që të ndryshojë flokët e saj në të zeza, duke marrë kështu një dukje krejt ndryshe.
Megjithëse me ndryshim drastik, ajo vazhdon të duket bukur dhe tërheqëse. /Telegrafi/