Drita e ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Tun Bardhoku, të cilin e konsideron si zëvendësues të ganezit Arago Jamal, i cili është larguar drejt Azerbajxhanit.
Transferi i ri në të kaluarën ka qenë pjesë e Prishtinës, ndërsa në dy vitet e ardhshme do t’i mbrojë ngjyrat e Intelektualëve.
“Klubi jonë ka arritur që shpejt të gjejë zëvendësuesin e Arago Jamal, i cili karrierën e tij do ta vazhdojë në Azerbajxhan”.
“Tun Bardhoku është lojtari ynë, me të cilin kemi plotësuar boshllëkun e krijuar me largimin e Aragos”.
“Marrëveshjen mes Bardhokut dhe klubit e ka prezantuar drejtori sportiv i klubit, z. Valon Zymberi, i cili i dëshiroi mirëseardhje në klubin tonë”.
“Kohëzgjatja e marrëveshjes është lidhur për dy vitet e ardhshme me mundësi vazhdimi edhe për një vit”, thuhet në njoftimin e Dritës. /Telegrafi/