Giovanna Gerrits nga Amsterdami i Holandës, ia ka lidhur qenit të saj pesë tullumbace të fryra me helium. Kjo ka mjaftuar që kafsha e madhe sa një çantë dore, të ngjitej lartë me lehtësi.
Momentin e këndshëm, 19-vjeçarja ka dashur ta ndante me miqtë virtual, por u shpërnda shpejt në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.
“Qeni i lidhur për tullumbace, dhurata e vetme që do dëshiroja tani”, ka qenë komenti që po e shoqëron video që është bërë virale. /Telegrafi/