Telegrafi

Tulla me të cilën deshi ta thyej dritaren për të kryer vjedhje, i kthehet dhe e godet në kokë hajnin (Video)

Një video e publikuar në internet nga policia e Marylandit në SHBA, i ka bërë të qeshin të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin.

Bëhet fjalë për një burrë i cili tentoi të thyej një lokal për të vjedhur paratë nga bankomati. Megjithatë, duket se ai nuk i kishte bërë mirë llogaritë kur vendosi të thyej dritaren me tullë, transmeton Telegrafi.

Ngjarja ka ndodhur më 20 shtator, kurse kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithë ngjarjen. Në momentin që hajni hedh tullën në drejtim të dritares, ajo i kthehet mbrapsht dhe e godet në kokë.

Duke bërë kështu që hajni nga dhimbjet e mëdha të bie në tokë, pothuajse pavetëdije. Ai në fakt planifikonte të thyente dritaren për tu futur brenda për t’i vjedhur paratë nga bankomati.

Por, nuk e kishte ditur që dritarja e kishte xhamin e papërshkueshëm nga mjetet e forta, dhe kështu që bëri që tulla t’i kthehet dhe ta godasë në kokë. /Telegrafi/