Site icon Telegrafi

Tuining projekt i ri i AUV-it me mbështetje të BE-së

Në BE Info qendra sot do të promovohet tuning projekti i ri ‘Zhvillimi i mëtutjeshëm i sistemeve kontrolluese të institucioneve kompetente për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe bimëve’, i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Projekti në vlerë prej 751.473 euro do të zgjasë 17 muaj, kurse e realizojnë Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV), Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, drejtoria fitosanitare dhe Drejtoria për fara dhe material për mbjellje, Inspektoriati shtetëror për bujqësi dhe Laboratori fitosanitar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe të Bujqësisë të Italisë, si dhe me institutin për zooprofolaktikë të rajonit të Umbrisë dhe Markes.

Projekti fokusohet në përforcimin e ekonomisë së tregut, por edhe në garancinë e mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve përmes sigurimit të standardeve të larta për siguri të ushqimit. Aktivitetet do të zbatohen në sferat e mbrojtjes shëndetësore dhe mirëqenies së kafshëve, në shëndetin publik veterinar dhe në sferën e politikës fitosanitare, njofton AIM.

Fjalim do të mbajnë fjalime euroambasadori Samule Zhbogar, ministri i Bujqësisë, Mihail Cvetkov, ambasadori i Italisë në Maqedoni, Karlo Romeo, drejtori i AUV dhe projekt-lider Zoran Popovski, si dhe drejtori i përgjithshëm i AUV pranë ministrisë pranë Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Italisë, Silvio Borello. /Telegrafi/

Exit mobile version