Site icon Telegrafi

Tufa e pulëbardhave të uritura i vërsulen pushuesit në një plazh në Britani, i riu u detyrua t’i hedhë në rërë për të shpëtuar

Ky është momenti kur një pushues në plazh vrapon me tërë forcën për t’i shpëtuar tufës së pulëbardhave, që i ishin vërsulur dhe duket se ishin të uritura, pasi dëshironin t’ia merrnin patatinat.

Ai po shijonte rrezet e diellit në plazh, kur tufa e pulëbardhave ia vërejtën patatinat që i kishte me vete, transmeton Telegrafi.

Sulmi ndodhi në një plazh në Britani të Madhe, ndërsa i riu kur e kuptoi se nuk ka nga “t’ia mbajë”, vendosi ti hedhë patatinat.

Në momentin që e bëri këtë gjest, tufa e pulëbardhave u ndalën dhe nuk e ndiqnin më. Në fakt ato menjëherë ia mësynë patatinave.

Sipas tij, pulëbardhat ishin të uritura dhe kishin nevojë për ushqim, dhe patatinat duket se i kishin nxitur që t’i vërsulen. /Telegrafi/

Exit mobile version