Tufa e derrave të egër ka “bredhur” gjatë të premtes në autostradën A9 në qytetin gjerman Hof në Bavari, duke shkaktuar panik dhe rrezikuar të ketë aksidente, ka njoftuar policia gjermane.
Shoferi i veturës së parë që hasi në tufën, raportohet ta ketë goditur një derr të egër, transmeton Telegrafi.
Kjo kafshë që peshon qindra kilogramë ka ngordhur, e nga goditja kapaku i motorit ka “fluturuar”, dhe se shoferi nuk kishte mundur ta shoh rrugën para tij – duke u përplasur në rrethojën mbrojtëse të betonit.
Sikur kjo të mos mjaftonte, një shofer tjetër përfundoi në trupin e kafshës duke e dëmtuar rëndë mjetin e tij motorik.
Pjesa tjetër e tufës u frikësuan, duke vrapuar në anën tjetër të autostradës, ku një shofer tjetër ishte përplasur me një derr.
Vlera e përgjithshme e dëmeve materiale kap shumën e 30 mijë eurove, ndërkaq nuk raportohet për ndonjë njeri të lënduar. /Telegrafi/