Telegrafi

Tuchel me vendim të prerë nëse Chelsea duhet apo jo të transferojë Ronaldon

Cristiano Ronaldo po përballet me një të ardhme të pasigurt.

37-vjeçari u rikthye në Ligën Premier vetëm 12 muaj më parë dhe megjithëse shënoi dy herë në debutimin e tij të dytë me Man United kundër Newcastle United, gjërat janë përkeqësuar që atëherë.

Pas dështimit të Djajve të Kuq për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, Ronaldo, i cili dominon listën e golashënuesve të kësaj gare, raportohet gjerësisht se dëshiron të largohet.

Lexo po ashtu Motra e Ronaldos me mesazh të koduar rreth të ardhmes së portugezit

Megjithatë, nuk dihet se ku mund të zhvendoset pesë herë Topi i Artë.

Pronari i ri i Chelseat, Todd Boehly, kohët e fundit zhvilloi bisedime me agjentin Jorge Mendes, por Blutë nuk kanë gjasa të bëjnë një ofertë.

Kjo është sipas një raportimi të fundit nga Independent , i cili thotë se trajneri Thomas Tuchel i është dhënë fjala e përgjithshme për nënshkrimet dhe ka ‘pak interes’ për të rekrutuar numrin shtatë të United.

Lexo po ashtu Katër top opsionet e Unitedit për ta zëvendësuar Ronaldon dhe për ta lumturuar Ten Hagin

Megjithatë, Mendes ka folur me klube të tjera, përfshirë Bayern Munichun.

Edhe pse gjigantët e Bundesligës dolën dhe minimizuan mundësinë e nënshkrimit të Ronaldos, kjo nuk do të thotë që Mendes nuk do të vazhdojë të tregojë klientin e tij në të gjitha klubet e mëdha evropiane. /Telegrafi/