Site icon Telegrafi

Tuchel tregon se kur do të debutojë Lukaku me Chelsean

Romelu Lukaku është rikthyer te Chelsea pas shtatë viteve të kaluara te Everton, Manchester United e së fundmi në Inter.

Sulmuesi belg është bërë transferimi më i shtrenjtë në histori të Chelseat, pasi kampioni i Evropës pagoi 115 milionë euro për të.

Gjithsesi tifozët e klubit londinez duhet të presin edhe një javë për ta parë Lukakun në fushë dhe këtë e ka konfirmuar trajneri Thomas Tuchel.

Tekniku gjerman ka thënë se do të donte ta kishte Lukakun në xhiron e parë ndaj Crystal Palace, por është e pamundur një gjë e tillë.

“Romelu është ende në karantinë dhe po ndjek protokollet. Ai do të filloj të hënën stërvitjet me pjesën tjetër të skuadrës, derisa pres që të luaj ndaj Arsenalit”, deklaroi Tuchel.

Tuchel është i lumtur që ka një top sulmues në skuadër, pasi Lukaku njihet si futbollist që garanton shumë gola brenda një sezoni.

Sipas trajneri gjerman, ardhja e belgut në Stamford Bridges do të bëjë që të rriten edhe sulmuesit e tjerë të Chelseat me të.

“Ai do të heqë peshën e madhe mbi supe të sulmuesve tanë të ri. Unë mendoj se lojtarët si Pulisic, Havertz e Werner do të përfitojnë dhe do të rriten shumë me Lukakun përkrah”, deklaroi Tuchel.

Chelsea sot starton në edicionin e ri të Ligës Premier, ku në ndeshjen e parë në Stamford Bridges takohet me Crystal Palacen me fillim nga ora 16:00. /Telegrafi/

 

Exit mobile version