Telegrafi

Tuchel tregon se çfarë do ta ndihmojë Lukakun të rifitojë dashurinë e tifozëve të Chelseat

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, beson se ka vetëm një mënyrë që Romelu Lukaku të fitojë vërtet dashurinë e mbështetësve të Bluve.

Lukaku mërziti tifozët e Chelseat dhe klubin me një intervistë që dha për një gazetë italiane, ku pohoi pakënaqësi me menaxherin Tuchel dhe rolin e tij në ekip.

Që atëherë ai ka kërkuar falje dhe ka nisur ndeshjet e tyre në Carabao Cup dhe FA Cup kundër Tottenham Hotspur dhe Chesterfield.

Lexo po ashtu Lukaku shpërthen në intervistën e fundit ndaj Tuchel dhe Chelseat: Nuk jam i lumtur, por nuk dorëzohem – dua të kthehem te Interi

Megjithatë, tifozët kanë ende rezerva për sulmuesin belg dhe trajneri Tuchel ka treguar sesi lojtari duhet ta fitojë dashurinë dhe përkrahjen e tyre.

“Ne nuk do të ri-zbulojmë stilin e tij apo lojtarin. Ai thjesht mund të jetë Romelu dhe atëherë ne jemi të gjithë mirë dhe ai do të shënojë sepse kjo është ajo që ai bën gjithmonë. Asgjë nuk ndihmon më shumë se golat nga sulmuesit”.

“Nuk ka asnjë bisedë, asnjë video që mund të krijojë të njëjtin besim, të njëjtën ndjenjë si një gol”.

Lexo po ashtu Lukaku u kërkon falje tifozëve të Chelseat pas intervistës së bujshme në fund të vitit

“Nuk është e rëndësishme nëse është një gol i bukur apo thjesht një normal, ata duhet të vendosin topin pas vijës së fundit, asgjë nuk ndihmon më shumë se kaq”.

“Nuk kam dyshim se ai është në formë për të na ndihmuar për momentin”, ka thënë Tuchel për Lukakun. /Telegrafi/