Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel thuhet se po shikon për transferimin e mbrojtësit të Paris Saint-Germain, Presnel Kimpembe.
Andreas Christensen, Antinio Rudiger, Thiago Silva dhe Cesar Azpilicueta, të gjithë do të jenë jashtë kontratës në qershor.
Kështu trajneri i Bluve, gjermani është i etur për të forcuar opsionet e tij afatgjata të qendër të mbrojtjes.
Sipas gazetës franceze L’Equipe, njëri nga kapitenët e PSG-së, Kimpembe, është në radarin e trajnerit Tuchel.
Dyshja kanë punuar së bashku te PSG dhe Tuchel është i prirur për një ribashkim, veçanërisht duke ditur se Kimpembe është i paqëndrueshëm në Paris.
Ndërsa ai ka një marrëveshje deri në vitin 2025, Kimpembe mund të mbetet zgjedhje e dytë, pasi tashmë qendra e mbrojtjes do të mbehet nga Marquinhos dhe Sergio Ramos. /Telegrafi/