Është zhvilluar derbi londinez mes Arsenalit dhe Chelseat në Orlando të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Arsenali ka arritur fitore me rezultat të thellë 4-0, duke demoluar rivalin lokal.
Gabriel Jesus, Martin Odegaard, Bukayo Saka dhe Lokonga ishin autorët e golave për skuadrën e Mikel Artetas në këtë sfidë.
I dëshpëruar nga kjo humbje ka mbetur trajneri gjerman i Chelseat, Thomas Tuchel që nuk ka kursyer kritikuat për futbollistët e tij.
Tuchel ka thënë se nuk janë mjaftueshëm të mirë, derisa futbollistët shumica e kanë mendjen tek tregu i transferimeve.
“E vërteta është se ne nuk jemi të mirë mjaftueshëm, ishte e qartë se nuk ishim konkurrues në fushë. Ajo që më shqetëson është fakti se Arsenal ishte shumë më mirë se në pjesën e dedikimit, mentalitetit por edhe fizikisht”, tha Tuchel.
Defeat in Orlando.@WhaleFinApp | #BluesInTheUSA pic.twitter.com/jrhId69wAM
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 24, 2022
“Ndoshta, mungesa e përkushtimit vjen edhe sepse lojtarët kanë në mendje të largohen dhe nuk janë të përqendruar. Por, unë me stafin duhet të punojmë që të dalim nga kjo situatë, e cila të them të vërtetë dhemb shumë”, deklaroi trajneri gjerman.
Ndeshjen e radhës miqësore Chelsea do ta zhvilloj përballë skuadrës italiane Udinese më 29 korrik. /Telegrafi/