Telegrafi

Tuchel pyetet për Aubameyangun, nuk heziton ta lavdërojë sulmuesin

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka folur për marrëveshjen e mundshme për sulmuesin e Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang.

Chelsea janë në kërkim të transferimeve të reja në afatin kalimtar pasi duan ta përforcojnë skuadrën para nisjes së sezonit të ri.

Blutë tashmë kanë nënshkruar me Raheem Sterling, Kalidou Koulibaly dhe Marc Cucurella, por nuk synojnë të ndalen.

Lexo po ashtu Chelsea i gatshëm të nënshkruajë me Aubameyang dhe De Jong nëse Barcelona pranon

Një tjetër lojtarë që është lidhur me një transferim në Stamford Bridge është sulmuesi i Barcelonës, Aubameyang.

Për situatën e tij ka folur edhe vet trajneri i Bluve, Tuchel, i cili ka pasur vetëm lëvdata për sulmuesin, duke lënë të kuptohet se një transferim mund të ndodh.

“Më pëlqeu shumë të punoja me të, ishte kënaqësi. Nuk kam pasur kurrë ndonjë problem”, ka thënë fillimisht Tuchel.

“Disa lojtarë mbeten lojtarë tuaj, pasi jeni shumë afër me njërin-tjetrin”.

“Auba është një prej këtyre lojtarëve. Edhe kur luajti me Arsenalin, menjëherë ishte një lidhje e ngushtë”, përfundoi trajneri i Bluve. /Telegrafi/