Thomas Tuchel i ka bërë të ditur Antonio Rudigerit se e ka derën e hapur për t’u larguar.
Mbrojtësi gjerman ka kohë që është në bisedime me Chelsean për kontratën e re, mirëpo nuk ka ende marrëveshje.
Ruidger tani lidhet më shumë me largimin nga skuadra londineze, derisa Real Madridi dhe Bayern Munichu i duan shërbimet e tij.
“Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për rëndësinë e Tonit dhe rolin që ai luan në dhe jashtë fushës”, deklaroi Tuchel.
“Nuk ka asnjë dyshim në këtë. Dhe po, është e vërtetë se askush nuk është më i madh se një klub, askush nuk është”.
Rudiger tani e ka derën e hapur të largohet nga Chelsea, nëse vazhdon me kërkesë për rritje enorme të pagës. /Telegrafi/