Telegrafi

Tuchel i ‘pakënaqur’ tek Bayerni, thotë se tek Chelsea e kanë vlerësuar më shumë

Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel, ka pranuar se ai është ndjerë ‘më i vlerësuar’ tek Chelsea, për shkak se është mjaft e vështirë t’i ikësh kritikave në Gjermani.

Në një lëvizje kontroverse, Chelsea shkarkoi Tuchel në shtator të vitit 2022, duke e zëvendësuar atë më Graham Potter, vendim ky që u mor nga drejtuesit e ri të klubit, Todd Boehly dhe Behdad Eghabli.

Tifozët e Chelseat ende po e këndojnë emrin e Tuchel, katër muaj pas largimit të tij, me gjermanin që gjithmonë ka qenë një figurë e dashur në mesin e “Stamford Bridge”.

Përkundër faktit që kaloi vetëm 19 muaj si trajner i Chelseat, Tuchel ka lënë një trashëgimi mbresëlënëse prapa tij.

Nën drejtimin e tij, Chelsea triumfoi në Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe në Superkupën e Evropës.

“Po, një pyetje shumë e thjeshtë. Unë mendoj se jemi shumë kritikë ndaj njëri-tjetrit në Gjermani, veçanërisht me lojtarët dhe trajnerët. Është e vështirë t’i shmangesh. Unë ndihesha më i vlerësuar në Angli, po”, ka thënë Tuchel kur u pyet nëse ishte më i vlerësuar në Angli sesa në Gjermani.

Lexo po ashtu Harry Kane zbulon mënyrën se si Tuchel e bindi atë që t’i bashkohet Bayernit

Megjithatë, mandati i Tuchel u shënua si një marrëdhënie e tensionuar me hierarkinë e Chelseat, e cila mori kontrollin nga Roman Abramovich në maj 2022.

Gjërat ishin aq të komplikuara, sa që bashkëpronari Boehly thuhet se e përshkroi Tuchelin si një “makth” për t’u përballur, veçanërisht në lidhje me transferimet e lojtarëve./Telegrafi/