Telegrafi

Tuchel me oferta nga Liga Premier, La Liga dhe ekipet kombëtare

Trajneri gjerman, Thomas Tuchel nuk ka humbur asgjë nga shkarkimi i tij nga Chelsea, pasi vazhdon të kërkohet nga klube të ndryshme dhe ekipe kombëtare.

Gjermani është ende një emër i nxehtë në treg, veçanërisht duke pasur parasysh se shumë punë të profilit të lartë mund të bëhen të disponueshme pas Kupës së Botës këtë dimër.

Sipas mediumit britanik Telegraph, Tuchel po shihet si një trajner i mundshëm i Kombëtares së Anglisë pas Gareth Southgate.

Në raport thuhet gjithashtu se Tuchel ka marrë oferta nga një klub i Ligës Premier dhe një ekip i La Ligas së fundmi.

Nuk ka asnjë sugjerim se Tuchel është duke nxituar për t’u rikthyer në punë, pasi ai u largua nga Chelsea vetëm disa javë më parë.

Megjithatë, gjermani do të shpresojë të ketë një mundësi për të treguar se pronarët e rinj të Chelseat bënë një gabim duke e lënë të largohej. /Telegrafi/