Telegrafi

Tuchel: Ne e përcollëm Harry Kane, mendova se po i bashkohej Man Cityt

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel pranon se ai priste që sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane të bashkohej me rivalët e Manchester Cityt.

Chelsea ishte i lidhur me Kane gjatë afatit kalimtar të verës, por përfunduan duke e transferuar belgun Romelu Lukaku nga Interi.

Trajneri i Bluve, Tuchel ka zbuluar se londinezët e përcollën sulmuesin anglez, por menduan se do të transferohet te ‘Qytetarët’.

Lexo po ashtu Harry Kane ‘injoron’ Man Cityn, konfirmon qëndrimin te Tottenhami këtë sezon

“Ne kurrë nuk kishim një listë me emrin e tij në të”, ka thënë fillimisht Tuchel.

“Unë gjithashtu nuk shkova kurrë tek drejtuesit dhe t’i thamë “blijeni atë”. Ne e monitoruam situatën, por ai kurrë nuk ishte afër”.

“Ne nuk kemi pse të përjetojmë rivalitetin midis Spurs dhe Chelsea”.

Lexo po ashtu Tuchel: Jemi të lumtur me rikthimin e Lukakut, është përforcim i madh për ne

“Mendova se do të ndodhte. Mendova se ai do të shkonte në City, do të ishte interesante ta shihje”.

“Atëherë ndoshta ata do të ndryshonin mënyrën e tyre të lojës”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/