Site icon Telegrafi

Tuchel: Lukakut nuk i pëlqen situata në të cilën gjendet

(Foto: Instagram/romelulukaku)

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka thënë se Romelu Lukakut nuk i pëlqen situata në të cilën ndodhet, ndërkohë që belgu vazhdon të mos jetë në formacionin startues të Bluve.

Sulmuesi u transferua me shumë bujë nga Interi, mirëpo në Stamford Bridge po përballet me vështirësi dhe përdoret gjithnjë e më pak.

Në anën tjetër, forma e mirë e Kai Havertz ia ka shkurtuar akoma më shumë minutazhin Lukakut, i cili akoma nuk ka shënuar në Ligën Premier brenda vitit 2022.

(Foto: Instagram/romelulukaku)

“Nuk është lehtë për të në këtë moment, por ai është pjesë e skuadrës, një pjesëtar i rëndësishëm i ekipit”.

Lexo po ashtu Zbulohen pagat e lojtarëve të Chelseat, pas vendimit të Abramovich për ta shitur klubin

“Ka edhe lojtarë të tjerë, të cilët në periudha të caktuara nuk janë të lumtur, sepse problemi më i madh është se mund të startojnë vetëm 11 futbollistë. Shumë lojtarë mendojnë dhe kanë arsye për të qenë startues të rregullt për ne”.

(Foto: Instagram/romelulukaku)

“Nuk është vetëm Romelu. Është edhe Timo (Werner) dhe nganjëherë njëri prej mesfushorëve. Është cilësia që e bën dallimin”.

Lexo po ashtu Mospërfshirja në formacionin startues ndaj Liverpoolit, shton spekulimet se Lukaku do të largohet nga Chelsea

“Romelu lufton për të sikurse gjithë të tjerët. Kjo është ajo që na duhet Ai është pozitiv aq sa mundet. Atij nuk i pëlqen situata, askujt nuk i pëlqen. Po e përballon me shumë profesionalizëm. Përpiqem të bëj më të mirën, të jem respektues dhe mbështetës njësoj sikurse për gjithë të tjerët”, ka deklaruar Tuchel në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/

Exit mobile version