Site icon Telegrafi

Tuchel: Lukaku është shënues i lindur, do t’i kthehet golave

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel është i bindur se Romelu Lukaku do të rigjejë formën e tij më të mirë dhe do të kthehet tek shënimi i golave.

Tuchel këmbëngul se Lukaku do të imitojë yllin e Tottenhamit, Harry Kane dhe do të rizbulojë formën e tij sepse ai është një golashënues i lindur.

“Më kujtohet kur kishte shumë kritikë për Harry Kane në fillim të sezonit. Por në fund, ai është ai që është. Ai është një golashënues”, ka thënë fillimisht Tuchel.

Lexo po ashtu Tuchel tregon se çfarë do ta ndihmojë Lukakun të rifitojë dashurinë e tifozëve të Chelseat

“Mendoj se nëse je golashënues në këtë nivel, duhet të kesh shënuar gola që në moshën gjashtë vjeçare”.

“Ti e ke atë dhe ai nuk do ta humbasë kurrë dhe është e njëjta gjë për Romelun”.

“Këta djem, në fund të sezonit, do të kenë një sasi të caktuar golash”.

“Pse? Sepse ata kanë vërtetuar se kjo është ajo që ata bëjnë. Është thjesht ajo që ata bëjnë”, përfundoi trajneri i Bluve. /Telegrafi/

Exit mobile version