Telegrafi

Tuchel lavdëron Havertzin për penalltinë që ua solli trofeun

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka lavdëruar Kai Havertz pasi shënoi penalltinë që doli të ishte goli i fitores në finalen e Kupës së Botës për Klube.

Blutë mundën Palmeiras 2-1 në kohën shtesë, me gjermanin që shënoi nga pika e bardhë kur kishin mbetur më pak se pesë minuta për të përfunduar ndeshja.

Tuchel nuk kishte asgjë tjetër veçse lëvdata për gjermanin.

“Ai nuk duket nervoz, por nuk mund të jesh i qetë në një moment si ky. Ai e di se çfarë është rreziku”.

“Ai ka një rekord të mirë me gjuajtje në 90 minuta, sot ishte në 120. Ne i besuam statistikave. Jam i lumtur për të”, ka thënë Tuchel.

Trajneri gjerman me Chelsean ka fituar edhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/