Chelsea dhe Thomas Tuchel janë kritikuar nga Antonio Conte se nuk po dinë ta shfrytëzojnë si duhet Romelu Lukakun.
Tekniku italian e pati për dy vite nën urdhrat e tij sulmuesin belg te Interi i cili kishte shkëlqyer.
Megjithatë ndaj reagimit të Contes është kundërpërgjigjur trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel.
Belgu ka shënuar katër gola me fanellën e Chelseat, por në katër sfidat e fundit për londinezët nuk ka shënuar asnjëherë.
Tekniku gjerman, Thomas Tuchel ka folur për kritikat e Contes, duke thënë se pas ndeshjes me Tottenham të gjithë e lëvdonin belgun.
“Conte nuk bënte kritika pas ndeshjes me Tottenhamin. Nuk ndihem i ofenduar, ai ka të drejtë të komentojë. Ai është në studio, e kam parë”.
“Po flisnin për ndeshjen kundër Tottenhamit dhe po lavdëronin Romelun për lojën dhe golin e shënuar”.
“Nuk ka asnjë problem me Lukakun. Skuadrat e tjera i kanë ngushtuar hapësirat, por po punojmë që ta zgjidhim edhe këtë”, u shpreh tekniku gjerman.
Në kuadër të xhiros së shtatë në Angli, Chelsea do të përballet me Southamptonin në Stamford Bridges.
Londinezët në këtë takim vijnë pas dy humbjeve radhazi, 0-1 nga Manchester City në kampionat dhe 1-0 nga Juventusi në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/