Thomas Tuchel këmbëngul se Paris Saint-Germain absolutisht e ka merituar arritjen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa gjatë gjithë ndeshjes e ka ndjerë se ekipi do të shënonte ndaj Atalanas.
Atalanta ishte në epërsi deri në minutën e 90-të të ndeshjes falë një goli të shënuar nga Mario Pasalic, por Marquinhos (90’) dhe Eric Maxim Choupo-Moting (90+) shënuan për fitoren e madhe me rikthim të ekipit francez.
“Sot ishte ditëlindja e 50-të e klubit, kështu që një lojë si kjo, në një rast të tillë historik, që tashmë kemi fituar katër trofe këtë sezon dhe tani në gjysmëfinale, ne sigurisht nuk do ta harrojmë këtë ditë”, ka thënë fillimisht Tuchel për RMC Sport.
Pavarësisht nga vështirësitë që ata kishin kundër një skuadra të bashkuar të Atalantas, Tuchel ishte gjithmonë i sigurt për fitoren.
“Asnjëherë nuk u ndjeva se nuk do të shënonim gol përfundimisht. Unë madje u thashë asistentëve të mi, pasi të kemi një të tillë, jam i sigurt që do të shënojmë të dytin menjëherë”.
“Kemi luajtur një ndeshje shumë, shumë të mirë dhe kualifikimi ynë për në gjysmëfinale është absolutisht i merituar. Natyrisht, pati edhe pak fat, por nëse e shikonit të gjithë lojën, ne merituam të kalonim tutje”.
“Ne ishim në kontroll të plotë në pjesën e dytë, gjetëm ritmin tonë dhe lojtarët që dolën nga bankina ishin të jashtëzakonshëm, duke bërë një ndryshim të madh”, përfundoi trajneri i PSG-së.
Tuchel e shikoi ndeshjen i ulur në një kuti akulli, pasi ai po përdor paterica pas një lëndimi jo edhe të vogël në këmbë javën e kaluar. /Telegrafi/