Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka thënë se stili jo i zakonshëm i lojës së Kai Havertzit i kujton atij ish-sulmuesit legjendar të Ligës Premier, si Dennis Bergkamp, Robin van Persie dhe Dimitar Berbatov.
Havertz, 22 vjeç, tani është sulmuesi i parë i Chelseat, pasi fitoi vendin në skuadër përball nënshkrimit rekord të klubit, Romelu Lukaku.
Reprezentuesi gjerman ka shënuar pesë gola në pesë ndeshjet e tij të fundit në Ligën Premier për Blutë dhe tani është në kuotën e 13 golave gjatë këtij sezoni në të gjitha garat.
Në një intervistë të fundit me ish-lojtarin-menaxherin e Chelseat, Glenn Hoddle, Tuchel vlerësoi shkathtësinë e Havertz dhe e krahasoi atë me tre sulmues legjendar të Ligës Premier, duke përfshirë legjendën e Arsenalit, Bergkamp.
“Nuk jam ende i sigurt”, u përgjigj fillimisht Tuchel kur u pyet nëse ai e sheh Havertzin si një numër nëntë të jashtëzakonshëm.
“Unë shoh një lloj lojtari si Dennis Bergkamp, Robin Van Persie, Dimitar Berbatov”.
“Ai mund të luajë në pozicionin e gjysmë sulmuesit sepse ka vrapime të mira, por gjithashtu ndihet i lirë nga roli i nëntëshit dhe krijon mbingarkesë në njërën anë”.
“Kur e pashë në Leverkusen, nuk e dija se do ta stërvitja, kur e pashë në Paris Saint-Germain, ata e bënë atë të luante si nëntë që ishte shumë interesante”.
Thomas Tuchel met with Glenn Hoddle at Cobham, in this video Tuchel gives a tactical explanation on Kai Havertz : pic.twitter.com/HP94XyMXKq
— Pys (@CFCPys) April 14, 2022
“Më kujtohet kur pashë një finale të kupës kundër Bayern Munich me stafin tim dhe thashë ‘ky mund të jetë një rol i mirë për të’”, përfundoi gjermani.
Havertz do të shpresojë të shtojë numrin e golave të tij kur Chelsea të përballet me Crystal Palace sot (e diel) në gjysmëfinale të FA Cup. /Telegrafi/