Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, mbetet i etur për të nënshkruar me mbrojtësin francez të Sevillas, Jules Kounde.
Kounde ishte një objektiv i konfirmuar për Tuchel verën e kaluar dhe ishte duke pritur në Paris në ditën e fundit, duke shpresuar që të dy klubet të arrinin marrëveshjet.
Megjithatë, klubi spanjoll, Sevilla refuzoi të zvogëlojë çmimin e kërkuar dhe transferimi nuk u materializua.
Tuchel mbetet i etur për Koundes dhe po shtyn që Chelsea të provojë përsëri transferimin muajin e ardhshëm.
Në të vërtetë, sipas ESPN, Tuchel ka qenë prej kohësh një tifoz i francezit dhe u përpoq ta nënshkruante atë për PSG-në kur mbrojtësi ishte me Bordeaux.
Tuchel dhe Chelsea duhet të veprojnë në ‘merkato’ pasi Andreas Christensen, Cesar Azpilicueta, Thiago Silva dhe Antinio Rudiger të gjithë mbesin pa kontrata në qershor. /Telegrafi/