Telegrafi

Tuchel ka luajtur pesë herë ndaj Realit dhe nuk ka humbur kurrë

(Foto: Twitter/Chelsea FC)

Trajneri aktual i Chelseat, Thomas Tuchel, ka një statistikë interesante përballë Real Madridit, pasi nuk ka humbur asnjëherë.

Strategu gjerman është takuar me Los Blancos plot pesë herë dhe nuk e ka humbur asnjërën nga përballjet e mëparshme.

Sipas një statistike të Opta, Reali është skuadra me të cilën Tuchel është takuar më së shpeshti pa pësuar humbje në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Me Borussia Dortmundin, Paris Saint-Germainin dhe tash Chelsean, 47-vjeçari ka luajtur pesë herë kundër Madridit duke regjistruar një fitore dhe katër barazime.

Tuchel është trajneri i vetëm që ka luajtur pesë herë kundër Real Madridit dhe nuk ka humbur asnjëherë. /Telegrafi/