Telegrafi

Tuchel: Jam shumë i kënaqur me tregun tonë të transferimeve

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka thënë se është i kënaqur me punën e klubit në tregun e transferimeve deri tani.

Tuchel ka qenë i kënaqur me përforcimet në skuadër, tre prej të cilëve debutuan fundjavën e kaluar në udhëtim te Evertoni, dhe beson se kryetari Todd Boehly ka qenë duke u përpjekur fort për ta mbështetur atë me përforcime gjatë gjithë afatit kalimtar.

Afati i transferimit është ende disa javë larg mbylljes dhe Tuchel gjithashtu shpreson për më shumë përforcime përpara përfundimit.

“I dhashë atij [Boehlyt] një listë për të bërë të mundur që ne të luftonim menjëherë për titullin, por ishte një listë goxha joreale”, ka thënë fillimisht Tuchel duke qeshur.

“Ne nuk luajmë Fantasy Football – duhet të paguajmë për të dhe të bindim lojtarët dhe klubet e tjera që të na japin lojtarët e tyre më të mirë, gjë që thjesht nuk po ndodh”.

“Jam shumë i lumtur me atë që kemi bërë deri më tani – Raheem Sterling, Kalidou, Carney dhe Marc Cucurella, të gjitha nënshkrime fantastike dhe jam më se i lumtur që ata janë me ne”.

“Nëse mbarojmë, atëherë luftojmë me këtë skuadër, por nëse jo, ne përpiqemi të shtojmë më tej cilësinë dhe sigurisht me këtë niveli i ambicies rritet”, përfundoi trajneri i Bluve. /Telegrafi/