Site icon Telegrafi

Tuchel ‘imiton’ shumë mirë gjestet e Guardiolas – por kur e sheh që gazetarët po e xhirojnë, ai reagon shkëlqyeshëm

Thomas Tuchel dhe Pep Guardiola do të vihen kundër njëri-tjetrit sonte në finalen e Ligës së Kampionëve.

Dyshja kanë respekt të madh për njëri-tjetrin, siç është bërë e qartë gjatë ndeshjeve të tyre të ndryshme ndër vite.

Sidoqoftë, gjermani u pa të bënte shaka me stafin e tij stërvitor në prag të finales duke e imituar shumë mirë trajnerin e Manchester Cityt.

Tuchel lëvizte me duart, duke bërë sinjale të ndryshme taktike, sikurse që bën edhe Guardiola gjatë ndeshjes.

Kur e kuptoi se po filmohej nga kamerat, ai u ndal dhe madje ua bëri me dorë gazetarëve me një buzëqeshje të madhe.

Kanë mbetur edhe më pak se një orë që dyshja të përballen mes vete./Telegrafi/

Exit mobile version