Site icon Telegrafi

Tuchel flet përsëri për situatën te Chelsea: Jam ende i lumtur që jam këtu

Menaxheri gjerman, Thomas Tuchel këmbëngul se është ende i lumtur te klubi anglez, Chelsea.

Pronarit të Chelseat, Roman Abramovich, i janë ka ngrirë pasuritë pas pushtimit rus të Ukrainës, situatë kjo e cila ka ndaluar shitjen e klubit nga ana e tij.

Ky veprim synon të ndalojë miliarderin rus të fitojë para nga shitja e Chelseat.

Për këtë situatë është pyetur trajneri Tuchel, i cili nuk ka ngurruar të tregoj se është i lumtur në Stamford Bridge.

Lexo po ashtu Chelsea përballet me të ardhme të pasigurt - Britania e Madhe ngrin pasuritë e Abramovichit, rusi nuk mund të shesë klubin

“Nuk jam i sigurt nëse jam i shqetësuar, por jam i vetëdijshëm për këtë”, ka thënë fillimisht Tuchel.

“Situata ndryshon pothuajse çdo ditë. Jam ende i lumtur që jam këtu dhe ende i lumtur që jam menaxher i një ekipi të fortë. E di që ka shumë zhurmë përreth”.

“Është një ndryshim mjaft i madh nga dje në sot, por ne nuk mund të ndikojmë, nuk e kemi shkaktuar situatën”.

Lexo po ashtu Asetet në vlerë prej 2.5 miliardë euro të Roman Abramovich janë ngrirë: ‘Pallati lundrues’ në vlerë 500 milionë euro, rezidencë 200 milionë euro dhe supermakina e aeroplanë

“Për momentin duket se biznesi, le të themi futbollistik, është pak a shumë i mbrojtur, por le të shohim”.

“Ndihem i privilegjuar që kam mundësinë të përfshihem në ndeshje, stërvitje dhe futboll që dua”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/

Exit mobile version