Site icon Telegrafi

Tuchel flet për të ardhmen e Pavard: Nëse nuk vije një tjetër, transferimi i tij dështon

Benjamin Pavard mund të konsiderohet një futbollist i ri i Interit, por duhet edhe pak për të parë zyrtarizimin.

Në fakt mbrojtësi francez ka prej kohësh marrëveshje personale me klubin zikaltër, por së fundmi edhe drejtuesit e dy klubeve kanë gjetur një të tillë.

Inter do të paguaj 32 milionë euro te Bayerni për francezin, megjithatë transferimin e ka bllokuar Thomas Tuchel.

Lexo po ashtu Zbulohet arsyeja pse nuk po kompletohet transferimi i Pavard te Interi

Trajneri gjerman ka folur sërish për Pavardin, duke thënë se do të zyrtarizohet sapo të vije një zëvendësues i tij.

“Ka disa probleme dhe kjo është arsyeja pse ai nuk është thirrur. Ne e dimë që Pavard dëshiron të shkojë te Inter dhe ne e kuptojmë këtë, por për të përfunduar një transferim nuk duhet të merret parasysh vetëm një faktor”.

Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja mes Interit dhe Bayernit për Pavard

“Ne duhet të gjejmë një zëvendësues përndryshe transferimi i tij nuk do të ndodhë nëse nuk vije ndonjë lojtar tjetër”, deklaroi Tuchel.

27-vjeçari është pjesë e Bayernit që nga vera e vitit 2019 teksa ka zhvilluar 163 ndeshje zyrtare duke shënuar 12 gola e duke asistuar në po aq të tillë. /Telegrafi/

Exit mobile version