Telegrafi

Tuchel e nis me barazim ndaj Wolves aventurën te Chelsea

Chelsea nuk ka arritur më shumë se një barazim 0-0 ndaj Wolverhampton Wanderers në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Ligën Premier.

Trajneri gjerman, Thomas Tuchel e ka nisur me barazim aventurën e tij në Stamford Bridge.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Bluve, të cilët patën disa raste të mira shënimi.

Megjithatë, edhe pas tentimeve të Kai Havertz (15’) dhe Antinio Rudiger (39’), shifrat mbeten të pandryshuara.

Në pjesën e dytë, vendasit rriten edhe më shumë dominimin dhe rastet në tentim për të gjetur golin.

Ata rrezikuan me anë të Mateo Kovacic (82’) dhe Tammy Abraham (88’), por në të dy rastet nuk u tund rrjeta dhe ndeshja u mbyll pa gola 0-0.

Pas këtij barazimi, Chelsea e sheh veten në pozitën e tetë me 30 pikë, ndërsa Wolves zë vendin e 13-të me 23 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Blutë do të luajnë në shtëpi ndaj Burnley, ndërsa Ujqërit udhëtojnë te Crystal Palace. /Telegrafi/