Trajneri i skuadrës së Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, e ka konfirmuar se braziliani Neymar dëshiron të largohet nga klubi francez këtë verë.
Duke folur në një intervistë, ai e zbuloi se ai ka qenë i vetëdijshëm për këtë gjë.
“E dija që ai dëshironte të shkonte, përpara Copa Americas, por kjo është një temë mes klubit dhe Neymarit”.
“Është e gjitha e qartë mes nesh, tani është në mes klubit dhe Neymarit”.
“Ne punojmë së bashku, është diçka mes klubit dhe atij”, ka thënë Tuchel për RMC Sports.
Barcelona është e lidhur me një lëvizje për 27-vjeçarin. /Telegrafi/