Telegrafi

Tuchel e do Brojën në skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm – Kampionët e Evropës kontratë të re shqiptarit dhe largojnë dy sulmues për t’i bërë vend

Chelsea dhe Armando Broja do të zhvillojnë bisedime për një kontratë të re, pasi klubi londinez dëshiron që sulmuesi shqiptar të luajë në Ligën Premier sezonin e ardhshëm.   

Broja që ishte në huazim te Vitesse Arnhem dhe ka rënë në sy të shumë klubeve pasi që shënoi 11 gola në 36 ndeshje, duke e ndihmuar skuadrën të zë vendin e katërt në Eredivisie.

Kampionët e Evropës pritet të bëjë një pastrim të madh në skuadër, duke liruar disa vende, ndërsa Sky Sports shkruan se Broja ka bërë mirë dhe do të merret në konsideratë qëndrimi i tij në klub.

Broja ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin nga “Stamford Bridge” vitin e kaluar dhe marrëveshja skadon verën e ardhshme.

Pasi bëri debutimin e tij në fitoren 4-0 të Chelsea kundër Everton në mars 2020 nën drejtimin e Frank Lampard, Broja ka shkuar vetëm duke u rritur si lojtar.

Si rezultat i përparimit të madh, 19-vjeçari madje debutoi edhe me ekipin Kombëtar të Shqipërisë vitin e kaluar.

Për Brojën ka interesim nga një numër klubesh elitare në Evropë, por Tuchel duket i bindur që ta rikthejë atë dhe t’i japë një rol në kampionatin e ardhshëm

Sipas Daily Mail, Tuchel dëshiron të sjellë katër nënshkrime të reja këtë verë dhe për këtë arsye deri në 11 nga lojtarët mund të largohen.

Dy nga yjet e sulmit po ashtu mund të largohen, pasi Olivier Giroud dhe Tammy Abraham, nuk preferohen shumë nga gjermani.

Po ashtu edh deklarata e Romelu Lukakut që ishte cak i Chelseat, se ai nuk do të largohet nga Interi, jep shpresë që shqiptari do të ketë shumë minuta në “Stamford Bridge”. /Telegrafi/