Site icon Telegrafi

Tuchel: Arsenali mund të fitojë titullin e Ligës Premier

SINGAPORE - JULY 28: Arsenal's Henrikh Mkhitaryan with PGS manager Thomas Tuchel after the International Champions Cup match between Arsenal and Paris Saint Germain at the National Stadium on July 28, 2018 in Singapore. (Photo by Stuart MacFarlane/Arsenal FC via Getty Images)

Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel beson se Arsenali mund të fitojë titullin e Ligës Premier këtë sezon.

Arsenali ka mposhtur PSG-në me rezultat të thellë 5-1 në kuadër të International Champions Cup.

Kjo fitore e madhe e Topçinjve ka bërë që trajneri i PSG-së, Tuchel të jetë plot me lavdërim për gjigantët londinez.

Lexo po ashtu Arsenali deklason PSG-në në miqësoren parasezonale

Pas disfatës, Tuchel deklaroi se Arsenali mund të fitojë Ligën Premier falë mos përfshirjes në Ligën e Kampionëve.

Futbollistët e Arsenalit duke festuar njërin gol ndaj PSG-së (Getty Images)

“Ky mund të jetë një avantazh i madh për Arsenalin sezonin e ardhshëm”, deklaroi fillimisht Tuchel.

“Chelsea u bë kampion i Anglisë dy vjet më parë kur kishte shumë pak ndeshje ndërkombëtare”, përfundoi trajneri gjerman.

Lexo po ashtu Arsenal - PSG: Gjyqtari i kërkon Ozilit t'ia nënshkruajë kartonin e verdhë, ndërsa shorti i fillimit të ndeshjes bëhet me kartel bankare

Tuchel foli edhe për rezultatin e ndeshjes, teksa shtoi: “Nuk është hera e parë që shohim rezultate të tilla të çuditshme”.

Ndryshe, Arsenali përfundoi sezonin e fundit në pozitën e pestë, ndërsa pas 22 viteve në krye të klubit dha dorëheqje francezi Arsene Wenger. /Telegrafi/

Exit mobile version