Telegrafi

Tuchel: Ardhja e Lukakut do të jetë e mirë për Wernerin

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel këmbëngul se ardhja e Romelu Lukakut do të jetë e mirë për gjermanin Timo Werner.

Werner është lidhur disa herë me një largim nga Stamford Bridge, sidomos pas ardhjes së Lukakut, por Tuchel këmbëngul se gjermani është ende shumë në planet e tij.

Dhe në kundërshtim me besimin popullor, Tuchel thotë se nënshkrimi i Lukakut në të vërtetë do të ndihmoj Wernerin të arrijë potencialin e tij të plotë te ekipi londinez.

Lexo po ashtu Tuchel: Jemi të lumtur me rikthimin e Lukakut, është përforcim i madh për ne

Këto komente, Tuchel i bëri pas fitores së Chelseat 3-0 ndaj Crystal Palace në ndeshjen hapëse të sezonit 2021/22 në Ligën Premier.

“Unë mendoj se ardhja e Romelut do të ndihmojë shumë Timon”, ka thënë fillimisht Tuchel.

Lexo po ashtu Tuchel tregon se kur do të debutojë Lukaku me Chelsean

“Ai merr përgjegjësinë, mund të heqë presionin nga Timo, Kai Havertz dhe Christian Pulisic, kështu që ne kemi më shumë ndryshime”.

“Ne mund të luajmë me dy sulmues ose të shkojmë me tre. Ardhja e Romelut është një lajm i mirë për Timon”, përfundoi trajneri i Bluve. /Telegrafi/