Rreth dyzet përfaqësues të institucioneve shkencore, arkeologë dhe ekspertë nga më tepër shtete evropiane dhe rajoni, do të këmbejnë përvoja praktike dhe njohuri nga kjo sferë në tubimin në Ohër i cili do të zgjas prej datës 17 të këtij muaji, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në hapjen e mbrëmshme solemne, para pjesëmarrësve ligjëratë mbajti arkeologu Pasko Kuzman, i cili theksin e vuri tek vendbanimet e epokës parahistorike në Maqedoni dhe për vendbanimin parahistorik në Gjirin e eshtrave, te lokaliteti Gradishte në liqenin e Ohrit.
Ndryshe, tubimi shkencor në Ohër është pjesë e projektit ndërkombëtar i cili realizohet në partneritet me Universitetin e Bernës, Ermitazhin shtetëror rus të Shën Petersburgut, Universitetin kombëtar nga Kievi dhe Qendrën e Maqedonisë për hulumtime parahistorike. Projekti përkrahet edhe nga Fondacioni kombëtar zviceran për shkencë./Telegrafi/