Telegrafi

Tuberkulozi në rajonin e Dibrës është duke u çrrënjosur nga viti në vit

Në rajonin e Dibrës ngadalë po çrrënjoset tuberkulozi. Kështu thonë të dhënat e Repartit kundër tuberkulozit në Dibër që e mbulon edhe komunën Qendër Zhupë.

Dragan Kllopçevski, udhëheqës i repartit thotë për agjencinë AIM se në vitet e fundit ka nga tre apo katër raste me tuberkulozë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai thekson se në dhjetë vitet e fundit nuk ka tuberkulozë te fëmijët dhe kjo është një e arritur e madhe, ndërsa në tre muajt e parë të këtij viti nuk ka asnjë të regjistruar, qoftë fëmijë apo i rritur.

Sipas tij, në rënien e të prekurve nga tuberkulozi ndikon niveli në rritje i higjienës, ushqimi më cilësor, por edhe ligjëratat e shumëta me qytetarët./Telegrafi/