Site icon Telegrafi

Tuanzebe ndodhet në Napoli, ku të premten do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore

(Foto: Instagram/axeltuanzebe_38)

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Axel Tuanzebe, ka arritur në Napoli, ku nesër (e premte) do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.

Klubi italian ka arritur marrëveshje për huazimin e tij, mirëpo në marrëveshje nuk është përfshirë opsioni i blerjes në fund të sezonit.

24-vjeçari ka qenë i huazuar te Aston Villa deri më tani këtë edicion, mirëpo ka vendosur ta ndërpresë qëndrimin atje pasi u kërkua nga Partenopei.

Tuanzebe është duke qëndruar në një hotel në Napoli së bashku me vëllanë e tij, i cili e ka shpërndarë një fotografi në rrjetet sociale.

Pritet që mbrojtësi ta përcjellë skuadrën e tij të ardhshme në ndeshjen kundër Juventusit përmes televizorit, ndërsa të premten do t’i bëjë testet mjekësore.

Napoli ka nevojë për një mbrojtës pas shitjes së Kostas Manolas te Olympiakosi dhe pas shkuarjes së Kalidou Koulibaly në Kupën e Kombeve të Afrikës me Senegalin. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/axeltuanzebe_38)
Exit mobile version