Site icon Telegrafi

Me t’u rikthyer në stërvitje te Barcelona, Dembele lëndohet sërish

Ousmane Dembele mund të thuhet se është një lojtar shumë i pafat, pasi sërish është lënduar.

Barcelona ka konfirmuar se sulmuesi francez përsëri ka pësua lëndim gjatë seancës stërvitor të zhvilluar sot.

Katalunasit në njoftim kanë thënë se Dembele ka ndier dhimbje gjatë seancës stërvitore e që do të vazhdojë sërish tretmanin.

“Gjatë stërvitjeve në këtë mëngjes, Ousmane Dembele ka ndier disa pakëndshmëri në këmbën e djathtë dhe dhimbje në muskuj. Ai do të vazhdojë tretmanin e lëndimit”, thuhet në atë njoftim.

Lexo po ashtu Barcelona konfirmon lëndimin e rëndë të Dembeles

Francezi u rikthye nga lëndimi pak ditë më parë, por u lëndua sërish e që ende nuk dihet se sa do të mungojë.

Që nga transferimi i tij te katalunasit, Dembele më shumë ka qëndruar i lënduar se sa që ka luajtur. /Telegrafi/

Exit mobile version