Dekada e re ka ardhur së bashku me trende të reja.
Tani të gjithë jemi në kërkim të rrobave që do të jenë të duhurat brenda gardërobës tonë.
Pistat Pranverë/Verë 2020 ishin veçanërisht më komerciale se zakonisht, me përqendrim në trashëgiminë klasike në vend se krijime çudibërëse dhe artistike. Çdo blerës në Javën e Modës në shtator përdori fjalën “realiste” si temë gjithëpërfshirëse.
Gati për më shumë detaje? Më poshtë keni të radhitura të gjitha siluetat, ngjyrat dhe temat, si dhe prekjet më të vogla përfundimtare që po vijnë në këtë dekadë të re.
Nga stili i viteve të nëntëdhjeta deri te sandalet katrore, shikoni trendet e treguara më poshtë:
Stili i viteve ’90
Stampime me pika
Lëkurë verore
Komplete
Stampime xhungle
Fustane me ngjyrë të bardhë
Bluza ‘polo’
Fustan i zi i shkurtër
Sandale katrore
Çantë krahu
Ngjyra neon
Ngjyrat e perëndimit të diellit
/Telegrafi/