Site icon Telegrafi

Tsipras-Pavlopoulos: Ndryshime kushtetuese dhe eliminim të irredentizmit për të arritur marrëveshje

“Duhet ndryshime kushtetuese për erga omnes, si dhe eliminimin e irredenzmit, që të arrijmë marrëveshje e cila do të qëndrojë në kohë”, ka thënë sot kryeministri grek Aleksis Tsipras në fillim të takimit me presidentin e Greqisë, Prokopos Pavlopouls.

Siç njofton AIM, në pallatin e presidentit Tsipras ka njftuar Pavlopoulos për negociatat për emrin dhe ka thënë se ndodhen në një fazë kritike për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duam zgjidhje që do të jetë e qëndrueshme. Për këtë arsye nuk bëjmë hapa të shpejtuar dhe në çdo detaj mbrojmë aspektet e nacionalizmit”, ka thën Tsipras në takim.

Ndërsa presidenti grek në fillim të takimit është fokusuar në atë se duhet të ketë konsesus të gjerë. Ndërsa ka folur shkurt, pa sqaruar qëndrimet e tij.

Pas takimit me Pavlopoulos, i cili zgjati më pak se një orë, Tsipras u largua pa dhënë deklaratë për media dhe ka filluar ciklin e bisedave telefonike me liderët e partive politike në Greqi./Telegrafi/

Exit mobile version