“Për zgjidhjen e problemit dhe pranimin e Maqedonisë në NATO dhe BE është nevojshme emër i përbërë me përcaktim gjeografik ose kohor, për përdorim të përgjithshëm, si dhe revizion të Kushtetutës”, njofton gazeta greke Kathimerini, qëndrimin e Qeverisë së Greqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qëndrimet greke janë të qarta, është përgjgjja e kryeministrit grek Alekxis Tsipras në regimin e kryetarit Gjorge Ivanov, i cili mbrëmë theksoi se për të është e pa pranueshme erga omnes për përdorim të përgjithshëm të emrit të ri të dakorduar eventualisht me Greqinë. /Telegrafi/