Site icon Telegrafi

Tsipras: Hap i madh për suksesin tonë të përbashkët

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras ka uruar votimin e ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni për marrëveshjen me Greqinë dhe për ndryshimin e emrit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Deputetët e Maqedonisë votuan ndryshimin e emrit të shtetit (Foto)

“Urime për shokun tim Zoran Zaev! Votimi është një hap i madh për suksesin tonë të përbashkët. është një hap i rëndësishëm për prosperitetin dhe të ardhmen e vendeve dhe popujve tonë” ka shkruar Tsipras në Twitter.

Përndryshe, sonte (19 tetor) u votuan ndryshimet kushtetuese ku Maqedonia pranoi nevojën e ndryshimeve të katër neneve ku vendi do të quhet Maqedonia e veriut dhe me këtë po i jepet fund kontestit 27 vjeçar me Greqinë dhe hapjen e rrugës për në BE dhe NATO. /Telegrafi/

Exit mobile version