Site icon Telegrafi

Tsipras: Gruevski e mbushi vendin e tij me monumente të Aleksandrit të Madh

Komisionet e ekspertëve nga Maqedonia dhe Greqia do të diskutojnë së bashku çështje të hapura lidhur me historinë, arkeologjinë dhe arsimin. Kjo u ra dakord gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në mes Maqedonisë dhe Greqisë. Kryeministri grek Alexis Tsipras tha se në të ardhmen asnjë kryeministër i Maqedonisë nuk do të jetë në gjendje të ndërtojë monumente nga Aleksandri i Madh, siç bëri kryeministri Nikolla Gruevski.

Gruevski, i cili i përket të djathtës ekstreme kombëtare, e mbushi vendin e tij me monumente nga Aleksandri i Madh, në çdo qytet, në çdo shesh. Ai ndërtoi dhe shumë simbole të tjera të Maqedonisë së lashtë greke. Në të ardhmen askush nuk do të ketë të drejtë ta bëjë këtë. As kryeministrat e pranishëm as të ardhshëm nuk do të kenë të drejtë të thonë se Aleksandri i Madh është pjesë e historisë së tyre”, tha Tsipras.

Sipas marrëveshjes, komisioni i ekspertëve do të duhet t’i kontrolloj edhe librat shkollor, materialet, hartat dhe atlaset historik që shfrytëzohen në të dyja vendet. /Telegrafi/

Exit mobile version