Telegrafi

Tsipras: Greqia pret bashkëpunim me Qeverinë e re në Maqedoni

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, sot ka uruar kryeministrin e ri të Maqedonisë, Zoran Zaev, për postin e tij të ri. Tispras në urim thekson se, Greqia mbetet e përkushtuar për të promovuar stabilitet, siguri dhe bashkëpunim në Evropën Juglindore, njogton Telegrafi Maqedoni.

“Mbi bazën e kësaj, qeveria jonë është e gatshme të bashkëpunojë të ju, me qëllim që të forcojmë bashkëpunimin tonë dypalësh, duke përfshirë edhe masa për ndërtimin e besimit”, thotë Tsipras.

“Jam i bindur se qeveria juaj do të tregojë vendosmëri politike të punojë për promovimin e agjendës pozitive për marrëdhëniet dypalëshe, duke lënë pas njëherë e përgjithmonë, ndasitë nga e kaluara dhe duke u fokusuar në për të ardhmen për vendin dhe rajonin”, thotë më tej Tsipras./Telegrafi/