Në pallatin e kryetarit në Athë nesër, në ora 9:30, kryeministri Alexis Tsipras do ta informojë kryetarin Prokopis Pavlopoulos për zhvillimin e bisedimeve rreth emrit, thonë nga zyra e kryeministrit Tsipras, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas takimit me Pavlopoulos, kryeministri grek, për të njëjtën temë, nëpërmjet telefonit do t’i njoftojë liderët e partive politike, informon korrespondentja AIM nga Athina.
Siç ishte informuar edhe më herët nga burimet e qeverisë greke mbrëmë informuan mediat në vend se Tsipras gjatë fundjavës do t’i informojë kryetarin e shtetit dhe kryetarët e partive për zhvillimin e bisedimeve rreth emrit, duke sqaruar se Athina nuk lëviz nga qëndrimet e erga omnes dhe revizionit të Kushtetutës, si kushtet kryesore që të arrihet marrëveshje. /Telegrafi/