Site icon Telegrafi

Tryezë e rrumbullakët për personat me nevoja të veçanta

Tryezë e rrumbullakët e titulluar ‘Model organizativ për bashkëpunim midis palëve të prekura në sferën e rehabilitimit profesional të personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë’, do të mbahet sot në Shkup në organizim të konsorciumit projektues WYG International, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Projekti, i cili financiarisht mbështetet nga BE-ja, ka për qëllim ta përmirësojë sistemin, shërbimet dhe kapacitetet profesionale për përfshirje sociale të burrave dhe grave të cilët janë në pozitë të pavolitshme dhe t’i përparojë mundësitë e barabarta në tregun e punës. /Telegrafi/

Exit mobile version