Tryeza e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në të cilën janë ftuar të gjithë liderët e partive politike, do të mbahet sot duke filluar në orën 13:00 në Kuvendin e Kosovës, por do të jetë e mbyllur për media.
Kështu bëri të ditur për Telegrafin deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.
Tryeza do të jetë e hapur vetëm në fillim të takimit, ndërsa më pas do të jetë e mbyllur për media.
“Fillimi i tryezës do të jetë i hapur për pamje nga mediat. Pastaj do të diskutojmë me dyer të mbyllura dhe në fund do të dalim me një konferencë për media” tha Zemaj për Telegrafin.